Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet partive politike është çelësi për normalizimin dhe stabilizimin e Republikës së Kosovës.
Ai tha se LDK-ja ka qenë gjithmonë forcë politike që ka nisur procese të rëndësishme dhe ka realizuar objektiva strategjikë për vendin.Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra. Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës. Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës”, u shpreh Haziri.
Sipas tij, vendi nuk mund të dalë nga kriza politike nëse partia e parë nuk tregon gatishmëri për bashkëpunim.Haziri bëri edhe krahasime me partitë e tjera politike, duke thënë se për të kuptuar se si shkaktohen proceset duhet pyetur PDK-ja, ndërsa për të kuptuar bashkëpunimin duhet pyetur AAK-ja.
Ky është postimi i plotë i tij:
Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon RepublikënLidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra.
Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës!
Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës.
Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instinktin e bashkëpunimit. E kundërta është me shkaktu procese.Nëse doni me na provu qysh shkaktohen proceset, pyetne PDK-në. Nëse doni me e kuptu qysh bashkëpunohet, pyetne AAK-në!
Edhe BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike!