Hedhin koktej molotovi, zjarri përfshin një pjesë të spitalit të Pejës

Prishtinë | 19 Jan 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Dy punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë kanë raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në objekt

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Medlin Albright” në Pejë, ku dëshmitarët kanë treguar se derisa ishin në vendin e tyre të punës, persona të panjohur kanë hedhur një mjet të improvizuar (koktej molotovi) i cili ka shpërthyer.

Si pasojë e shpërthimit, nga zjarri është përfshirë një pjesë e murit I cili më pas është shuar nga dëshmitarët e rastit.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme