Hekuran Murati beson se Qeveria Kurti po bën “mrekulli”: Edhe po bëjmë çerdhe, edhe terminale

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri Hekuran Murati duket se është një nga njerëzit e paktë në Kosovë që beson se Qeveria Kurti po bën “mrekulli”.

“Qeveria jonë po i bën edhe terminalet shtetërore, edhe çerdhet”, ka shkruar Murati, në Facebookun e tij.

Ai i ka reaguar Ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti, të cilën e ka quajtur majtiste, për shtetëzimin e terminaleve doganore.

Deputeti i LDK-së ka shkruar në një postim në Facebook, se tani do të shpenzohen 9.1 milionë euro taksa të qytetarëve për renovim të këtyre terminaleve.

Hoti ka theksuar se me këto para do të ndërtoheshin 20 çerdhe për fëmijët.

Postimi i plotë i Muratit:

Le ta pyet dikush deputetin Hoti se, sa çerdhe i patën ndërtu me paratë që i paskan kursy nga privatizimi terminaleve gjatë kohës sa ky me partinë e tij kanë qenë në qeverisje.

Qeveria jonë po i bën edhe terminalet shtetërore, edhe çerdhet!

Ata para nesh, as terminale, por as çerdhe.

Madje edhe ato pak çerdhe që ishin ndërtuar nga komunat, i kanë lënë pa staf.

U desh të vinte Qeveria jonë, që të alokohej edhe stafi prej 243 personave për të funksionalizuar çerdhet që kishin mbetur të pafunksionalizuara nëpër komuna.

Të ngjashme