QKUK-ja jep detaje të reja: 31 të hospitalizuar nga helmimet, 5 prej tyre nga Hani i Elezit

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare, ka dhënë detaje në lidhje me helmimet e ditëve të fundit, ku deri më tani janë hospitalizuar 31 pacientë, prej tyre pesë nga komuna e Hanit të Elezit.

“Gjatë datave 13, 14 dhe 15 korrik 2026, ndihmë mjekësore urgjente në këtë klinikë kanë kërkuar rreth 30 persona. Pas analizave të hollësishme laboratorike, 11 raste kanë rezultuar pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis. Ekipi shëndetësor konfirmon se të gjithë pacientët e shtruar janë duke marrë trajtimin e duhur dhe gjendja e tyre po shkon drejt përmirësimit”, ka njoftuar QKUK.

“Në kuadër të këtyre rasteve, gjatë kësaj periudhe treditore janë pranuar edhe pesë pacientë nga komuna e Hanit të Elezit me simptoma të ngjashme. Sipas deklaratave të vetë pacientëve, numri i personave që kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion dhe që dyshohet se mund të jenë helmuar është më i madh”.

Stafi mjekësor është duke kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po monitoron vazhdimisht gjendjen e tyre, ndërsa po punohet intensivisht për të identifikuar burimin e saktë të infeksionit.

Të ngjashme