Dyshimet për helmim në Han të Elezit, Policia: Do të intervistohen dy pronarë të lokaleve

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje të reja lidhur me rastin e dyshimit të helimit të 80 personave në Komunën e Hanit të Elezit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për Ekonomia Online se me urdhër të Prokurorit të shtetit është inicuar rasti “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”.

Veseli ka konfirmuar se për këtë rast pritet të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në Han të Elezit për zbardhjen e plotë të rastit.

“Lidhur me rastin e raportuar, ju njoftojmë se sot, rret 13:40, Njësia e Hetimeve në Hani Elezit ka kontaktuar prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tij është inicuar rasti për hetim “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. Si rrjedhoj do të intervistohen dy pronarë të dy lokaleve në qytetin e Hani Elezit, në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit. Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha Veseli.

Të ngjashme