“Heroi” i FSK-së: Qeni i trajnuar shpëton 3 persona, në mesin e tyre një 16 vjeçar

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Ekipet e ushtrisë së Kosovës dhe Policisë që janë momentalisht në Shqipëri duke ndihmuar popullin shqiptar atje për gjetjen e trupave që kanë mbetur nën gërmadha po çmohen për punën e tyre.

Ushtria e Kosovës po dëshmon përgatitjen profesionale me ekipet e saj në gjendje emergjente, ku deri tani ka nxjerrë dhe ka identifikuar disa persona.

Por, mediat në Shqipëri po shkruajnë se ushtarët e FSK’së me qenët e tyre të trajnuar kanë gjetur deri tani 3 persona të gjallë nën rrënojat e shkaktuar nga tërmeti, në mesin e tyre dhe një 16 vjeçar.

Kërkimet nga FSK, Policia e Kosovës dhe të gjitha autoritet e Shqipërisë po vazhdojnë kërkimin e personave të mbetur nën rrënoja./gazetametro.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme