Hetuesit e Speciales intervistojnë në Prishtinë Sabahudin Cenën

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Sabahudin Cena, ish-anëtar i Zonës së Pashtrikut gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është intervistuar nga hetues të Prokurorisë së Specializuar në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Intervistomi i Cenës ka zgjatur për disa orë, ndërkaq, në foto shihet ai së bashku me avokatin e tij, Mahmut Halimin.

Halimi kishte thënë se ende nuk kanë informacione se në çfarë cilësie do të intervistohet klienti i tij, dëshmitar apo i pandehur.

Mirëpo kishte sqaruar se sipas studimeve të cilat i ka bërë rregullores së Gjykatës Speciale dhe prokurorisë personat të cilët angazhojnë avokat konsiderohen si persona të dyshuar.

Ndryshe, përderisa Cena po intervistohej në Prishtinë, në Hagë po merrej në pyetje ish-komandanti i Zonës së Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi.

Dje ishin nisur për në Hagë, Remi dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtaku, i cili gjithashtu pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme