Po vazhdon protesta para Kuvendit të Shqipërisë. Masa të larta sigurie janë marrë nga policia e shtetit për protestën e kësaj të enjte para parlamentit.
Mbi 1 mijë forca janë të angazhuara për t’i bërë ballë trazirave të mundshme dhe tentativës së mbështetesve të opozitës për tu futur në ambientet e parlamentit.
Derisa kreu i PD-së, Lulzim Basha, fliste në mesin e protestuesve disa prej hodhën tymuese në shesh. Tymi blu mbuloi turmën.
Ndërkohë i gjithë fjalimi i Bashës u shoqërua me brohoritje dhe vuvuzela./oranews