Teksa protestuesit kanë nisur të thyejnë xhamat e godinës, në selinë e Partisë Demokratike është hedhur sërish spraj për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre.
Disa prej protestuesve kanë përdorur çadrat e shiut për t’u mbrojtur nga përhapja e gazit.
Ndërkohë që mbështetësit e Berishës kanë sjellë shkallë të tjera metalike, të cilat janë përdorur për t’u ngjitur në katin e dytë, në pamundësi për të kaluar nga korridoret e partisë./Abcnews.al