Hill: ShBA-ja nuk ka shumë detaje për arrestimet e djeshme të serbëve në Kosovë

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dinë shumë detaje rreth arrestimit të djeshëm të tre serbëve në Kosovë nën dyshimin për krime lufte.

“Ata thuhet se janë të lidhur me krimet që dyshohet se kanë ndodhur tridhjetë vjet më parë”, tha ai për Tanjug, transmeton Klankosova.tv

I dërguari i Uashingtonit në Beograd theksoi se do t’ua lërë të tjerëve të konkludojnë pse arrestimet erdhën menjëherë pas raundit funditi të dialogut në Bruksel dhe gjatë Sesionit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

“Besoj se kjo mund të zgjidhet shpejt dhe do të doja të shihja më shumë diskutime për bashkëpunimin dhe më pak për arrestime”, përfundoi Hill.

Me vendim të Prokurorisë Speciale të mërkurën janë arrestuar tre pjesëtarë të komunitetit serb, nën dyshimet për kryerje të “krimeve të luftës kundër popullsisë civile”.

Të ngjashme