Hoça e Vogël dhe Retija e Ulët pjesë e investimeve kapitale

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 11:21 | Nga

Në fshatrat Hoçë e Vogël dhe Retijë e Ulët të Komunës së Rahovecit , kanë filluar punimet për realizimin e projekteve kapitale për kubëzimin e rrugëve nëpër lagjet e këtyre dy fshatrave.

Në kuadër të projekteve të planifikuara që të fillojnë punimet gjatë vitit 2016 janë edhe kubëzimi i 14 rrugëve dhe rrugicave nëpër lagjet e fshatit Hoçë e Vogël me gjatësi prej 1590 metra. Ndërsa në fshatin Retijë e Ulët kanë filluar punimet në kubëzimin e dy rrugëve njëra me gjatësi 392.40 metra dhe tjetra me gjatësi 548.12 metra.

hoce-e-vogel-1

hoce-e-vogel-2

retije-e-ulet-2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme