Holanda shënon numrin më të vogël të rasteve të virusit qe gati një muaj

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Holandë janë regjistruar 729 raste të reja të Coronavirusit. Kjo është shifra më e ulët ditore që nga data 23 mars.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Mjedisit njoftoi se gjatë kësaj periudhë u shënuan edhe 165 vdekje të reja dhe kështu numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 3,916.

Në anën tjetër, shifra e përgjithshme e personave të infektuar në shtetin e Beneluksit ka shkuar në 34,134. Rreth 10 mijë prej tyre janë shtrirë në spitale, transmeton Gazeta Express.

Reporteri i gazetës “The Guardian”, Daniel Boffey, njoftoi më herët se qeveria holandeze do të japë njoftimin për rihapjen e disa shkollave nga fillimi i majit.

Lehtësimi i masave erdhi pasi këshilltarët shkencorë thanë se shkalla e riprodhimit efektiv të virusit ka rënë nën nivelin 1 nga 15 marsi, që do të thotë se një person i infektuar po e infekton mesatarisht më pak se një person në komunitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme