Manchester City, Hamburg, Stuttgart, Leverkusen, Koln – shumë klube ishin të interesuar për Holger Badstuber.
Por e ardhmja e qendërmbrojtësit të Bayern me sa duket është vendosur. Schalke 04 ka gjetur akordin me lojtarin!
Tani mbetet vetëm për t’u arritur marrëveshja midis klubeve. Sipas gjermanes Bild, Schalke kërkon të forcojë prapavijën me gjermanin.
Trajneri Markus Weinzierl po planifikon një mbrojtje me tre, por momentalisht Nastasic dhe Howedes nuk janë në gjendje të luajnë.