Për nder të 19 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Podujevës, një delegacion i Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga kryetari Agim Veliu, ka bërë homazhe dhe vendosi kurora me lule në kompleksin memorial të Heroit të Kosovës, Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, në fshatin Orllan dhe në kompleksin memorial Baza e Parë e UÇK-së, në fshatin Lladovc.
Pjesë e delegacionit të Komunës ishin edhe shefat e grupeve të këshilltarëve komunalë nga LDK dhe PDK.
Ndryshe, Dita e Çlirimit të Podujevës po shënohet edhe me aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.