Hong Kongu pritet të përballet me greva studentore

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Protestat pro-demokracisë në Hong Kong pritet të vazhdojnë më 2 shtator, teksa studentët universitarë, që janë një prej shtyllave kryesore të lëvizjes protestuese, bëjnë thrrje për bojkot dyjavor të vitit të ri akademik.

Dy marshet e autorizuara dhe thirrjet për greva të përgjithshme vijnë teksa mijëra protestues kanë bllokuar rrugët dhe transportin publik drejt aeroportit më 1 shtator.

Është raportuar se si pasojë e kësaj situate dhjetëra fluturime janë anuluar.

Ndonëse protestat kanë nisur më shumë se 12 javë më parë me thirrjet për pezullim të projektligjit qeveritar për ekstradim të të dyshuarve nga Hong Kongu në Kinë, lëvizja protestuese është zgjeruar, duke kërkuar më shumë demokraci në qytetin e territorit kinez, i cili është duke u përballur me krizën më të madhe politike në dekada.

Protestat kanë ardhur disa orë pasi protestuesit dhe policia janë përfshirë në përleshje të dhunshme në qendër të Hong Kongut.

Policia është parë në disa pamje televizive edhe duke goditur disa pasagjerë nëpër linja të transportit.

Protesutesit kërkojnë ndryshim të reformës zgjedhore, të cilën e refuzon Kina për një kohë të gjatë, si dhe ushtrim të lirive që ata besojnë se u janë premtuar sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”.

Qeveria kineze ka kritikuar ashpër këto organizime, duke i konsideruar të ngjashme “me terrorizëm”.

Mediat shtetërore kineze kanë përshkruar protestat në mënyrë negative dhe kanë pretenduar se lëvizja është rezultat i “duarve të zeza” të amerikanëve, me qëllim të krijimit të revolucionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme