Hong Kongu u ofron testime falas për Coronavirus të gjithë banorëve

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Hong Kongu do të ofrojë testime falas për koronavirus për 7.4 milionë banorët e tij. Kryetarja Carrie Lam tha të premten se testimet masive do të nisin më 1 shtator dhe do të zgjasin për dy javë.

Edhe pse rastet ditore po bien, Lam e përshkruajti situatën në Hong Kong si “kritike” me “numër të lartë të rasteve”, raporton BBC.

Por, është e paqartë se sa persona mund të marrin pjesë në testime të cilat po bëhen me ndihmën e ekipit prej 60 personash nga Kina.

Disa këshilltarë lokalë kanë ngritur shqetësime se Kina mund të përdorë testet për të grumbulluar ADN-të për qëllime të mbikëqyrjes. Një gjë të tillë e ka kundërshtuar Lam, duke e quajtur akuzë të rrejshme. Ajo ka shtuar se mostrat që do të merren, do të shkatërrohen pas testimit.

Më shumë se 4600 njerëz janë infektuar në Hong Kong që nga janari, ndërsa 75 kanë vdekur.

Muajin e kaluar, Lam kishte deklaruar se zgjedhjet parlamentare të Hong Kongut do të shtyhen për një vit për shkak të pandemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme