Hong Kongu do t’i mbysë 2000 kafshë të infektuara me virus

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Hong Kongut kanë thënë se do të mbysin rreth 2000 kafshë të vogla, duke përfshirë edhe brejtës, pasi disa rezultuan pozitivë për koronavirus në një dyqan kafshësh ku u infektua edhe një punonjës.

Qyteti do të ndalojë gjithashtu shitjen e një lloji të brejtësve dhe importin e gjitarëve të vegjël, sipas zyrtarëve nga Departamenti i Bujqësisë, njofton Klan Kosova.

Punonjësja e këtij dyqani të kafshëve rezultoi pozitive në variantin Delta të hënën. Gjithashtu, disa lloj brejtësish të importuar nga Holanda në dyqan rezultuan pozitivë.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kafshët nuk duket se luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e koronavirusit. Por, autoritetet e Hong Kongut thanë se nuk po e përjashtojnë mundësinë e transmetimit midis kafshëve dhe njerëzve, shkruan Al Jazeera.

“Ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë që shitësi ishte infektuar me virus nga brejtësi”, tha Edwin Tsui, një kontrollues në Qendrën për Mbrojtjen e Shëndetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme