Hotel Regina ka gati hotelin e ri me 5 yje, Sharr Travel së shpejti me oferta joshëse për kosovarët

Prishtinë | 23 Mar 2024 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Rrjeti i Hotel Regina Group po zgjerohet, dhe me të po rritet edhe interesimi i shqiptarëve anekënd rajonit për të pushuar shqip.

Pikërisht në kuadër të kampanjës “Pusho Shqip”, një prej kompanive më kualitative të udhëtimeve, Sharr Travel, do të afrojë pushuesit me këtë “mrekulli”.

Drejtori i kësaj kompanie, Ruzhdi Kurtishaj, njoftoi se sot ka vizituar nga afër punimet e këtij hoteli në Vlorë, i cili pritet të jetë i gatshëm për klientët nga 20 maji.

Ky në fakt do të jetë hoteli i pestë i këtij rrjeti.

Ndërkaq, Sharr Travel pritet që gjatë prillit të ketë oferta joshëse të udhëtimeve.

Ky është njoftimi i plotë i Kurtishajt:

Sot gjate vizites qe bera ne Vlore pashe nga afer punimet per Hotelin me te ri i standartit te 5 yjeve i  Hotel Regina Group Vlore qe nga 20 maji i ketij viti do te jet i gatshem per klientet e Sharr Travel, BLUE Travel Kosova dhe agjencive turistike partnere tona.

Urime e ta gzoni kete kryveper te Orikumit Vasil Bedinaj, bashke me klientet tuaj!

Të ngjashme