Hoti: Kosova në Washington përfaqësohet nga kryeministri

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 12:32 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar për media pas takimit me liderët e partive politike, raporton Ekonomia Online.

Hoti me këtë rast tha se në Takimit e 27 qershorit në Washington, Kosova përfaqësohet nga kreu i ekzekutivit, duke shtuar se kompetencat kushtuese janë të qarta në këtë drejtim.

Hoti ka thënë që ndjehet i inkurajuar me gjithë mbështetjen dhe thekson se janë të gatshëm për t’u ulur në tavolinën e dialogut.

“Sapo u kryer takimi i parë në bazë të platformës. Të gjithë pa përjashtim i dhanë mbështetje qasjes tonë si Qeveri. Jam i inkurajuar me ketë mbështetje”.

“Ne jemi gati që të ulemi në tavolinë me marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. Së shpejti do të raportoj në Kuvendin e Kosovës ku do të prezantoj platformën”.

“Ftoj opozitën të marrin rolin mbikëqyrës për procesin e dialogut. Do tu dërgoj sërish ftesa”.

“Në Uashingtonit Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit, për procesin e dialogut flas unë”.

Të ngjashme