Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka mohuar se zbatimi i pakove nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike në këtë periudhë po bëhet për fushatë elektorale, raporton Ekonomia Online.
Ai, ka mohuar këtë gjë kur është pyetur nga gazetarët.
Ndërsa, sa i përket vendimit të Gjykatës Supreme për moscertifikimin e disa kandidatëve, në mesin e të cilëve edhe Albin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër, tha se dëshiron të jetë në garë zgjedhore me njerëz që s’kanë problem me ligjin.
“Ata që kanë pasur e që kanë probleme nuk duhet të kenë as të kenë pasur pozitë. Nëse analizohet, Kurti s’ka pasur të drejtë të jetë as deputet as kryeministër”, tha Hoti.