Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje të rinjve të Kosovës, që të konkurrojnë për tu bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi, që nesër të jenë edhe ushtarë të NATO-s
Postimi i plotë i tij:
Të dashur të rinj,
Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Mbeten edhe pak ditë, deri më 21 gusht 2020, që ju të konkurroni për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës.
Shfrytëzojeni këtë mundësi të shkëlqyer dhe bëhuni pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim.
Bëhuni pjesë e FSK-së dhe jepni ndihmesën tuaj që ajo të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s. Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, ju nesër do të jeni ushtarë të NATO-s.
Konkurroni për t’u bërë pjesë e FSK-së – pjesë e mozaikut të harmonisë, bashkëjetesës dhe prosperitetit të Kosovës.