Hoti: Mungesa e kryeministrit dhe ministrave, është një maskaradë e llojit të vetë

Prishtinë | 05 Pri 2024 | 11:54 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vazhdimi i seancës më mungesë të një numri të madh të ministrave dhe kryeministrit në seancën ku në rend ditë janë pyetjet parlamentare është një “maskaradë e llojit të vetë”, raporton Ekonomia Online.

“Kështu si po vazhdoni është një lloj maskarade e llojit të vetë, dy tre ministra i ke prezent ju shkoni pyetje pas pyetjeve. Praktika parlamentare nuk ka kuptim kështu. Nuk mundeni me vazhdu seancën, nëse si keni ministrat e shtyni seancën i shkruani vërejtje ministrave, ne e kemi ndarë kohën sot me i ba pyetjet sot ata nuk janë këtu dhe ju shtoni pyetje pas pyetjeve, nuk ka kuptim”, ka thënë ai.

Të ngjashme