Hoti: Nëse s’kemi dakordim për Presidentin duhet të kemi për zgjedhjet, është e thjeshtë kjo punë

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,  ka thënë se pret që gjatë javës së ardhshme të ketë një tryezë me partitë politike për çështjen e Presidentit, raporton Ekonomia Online

Ai ka thënë se nëse s’ka dakordim për Presidentin, duhet të ketë dakordim për datën e zgjedhjeve,

Pres që këto ditë apo javën tjetër të mblidhemi, sepse nuk është urgjente, por është çështje që duhet t’i japim zgjidhje.

Nëse ka gatishmëri për të zgjedhur Presidentit, atëherë duhet të bisedojmë për gjetjen e një kandidati, nëse jo atëherë duhet të kemi një dakordim për zgjedhje, është kaq e thjeshtë kjo punë”, tha Hoti të martën në një konferencë për medie.

Kryeministri tha se gjatë javës së ardhshme pritet që buxheti për vitin 2021 të dërgohet në Kuvend.

Të ngjashme