Hoti: Pakoja Fiskale e vitit 2015 mbetet model i mbështetjes për bizneset

Prishtinë | 30 Maj 2026 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah hoti, ka njoftuar se ka vizituar bizneset Hazrolli Group, Theranda Ëine dhe Metal Fix, duke treguar se ka pasur mundësinë të dëgjojë nga afër sfidat me të cilat përballen prodhuesit dhe sipërmarrësit tanë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se Bizneset janë motori i zhvillimit ekonomik, krijuesit e vendeve të punës dhe kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë e vendit.

Sipas tij, Pakoja Fiskale e vitit 2015 mbetet një nga shembujt më të mirë të politikave që mbështetën sektorin privat, duke lehtësuar barrën fiskale, duke nxitur investimet dhe duke rritur konkurrueshmërinë e bizneseve vendore.

Postimi i tij i plotë:

Gjatë vizitës në bizneset Hazrolli Group, Theranda Ëine dhe Metal Fix, patëm mundësinë të dëgjojmë nga afër sfidat me të cilat përballen prodhuesit dhe sipërmarrësit tanë.

Bizneset janë motori i zhvillimit ekonomik, krijuesit e vendeve të punës dhe kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë e vendit. Prandaj, ato kanë nevojë për partneritet me institucionet, jo për neglizhencë e përplasje.

Pakoja Fiskale e vitit 2015 mbetet një nga shembujt më të mirë të politikave që mbështetën sektorin privat, duke lehtësuar barrën fiskale, duke nxitur investimet dhe duke rritur konkurrueshmërinë e bizneseve vendore.

Fatkeqësisht, sot mungon komunikimi i mirëfilltë ndërmjet qeverisë dhe komunitetit të biznesit. Shqetësimet e tyre nuk dëgjohen, kërkesat e tyre shpesh injorohen, ndërsa në vend të dialogut e bashkëpunimit, bizneset shpesh përballen me etiketime dhe sulme të padrejta.

Kosova ka nevojë për një qasje tjetër, një qeveri që i dëgjon bizneset, i mbështet ato dhe i sheh si aleatë në zhvillimin ekonomik të vendit. Vetëm kështu mund të krijojmë më shumë vende pune, më shumë investime dhe më shumë mirëqenie për qytetarët tanë.

#LDK 113✅

Avdullah Hoti 11✅

Të ngjashme