Hoti: PDK s’e lejoi bashkimin e ATK-së me Doganën

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 10:29 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avdullah Hoti në debatin Fol Hapur ka thënë se kanë ekip të jashtëzakonshme me të cilin “do t’i fitojnë zgjedhjet e 11 qershorit”.

Hoti ka thënë të se programi qeverisës i koalicionit të fitores do të jetë kontratë me qytetarët, ndërsa për oponentët politikë ka thënë se nuk posedojnë program.

“Kemi program të jashtëzakonshëm, është një program i pakonkurrencë, në fakt nga koalicionet tjera as nuk po dëgjoj që kanë ndonjë program të shkruar dhe të prezantuar qartë. Kemi punuar bashkë me të gjithë partnerët tanë të koalicionit për të kompozuar programin qeverisës që ne e cilësojmë kontratë me qytetarë për t’u shërbyer atyre në 4 vitet e ardhshme. LDK ka themeluar koalicionin më të natyrshëm të mundshëm nga spektri i politikanëve të Kosovës. Njerëz të zgjedhur, ekspertë të fushave të ndryshme me duar të pastra secili prej tyre”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se shtylla kryesore e programit të tyre është zhvillimi ekonomik, raporton Ekonomia Online.

“Kemi rrit buxhetin, kemi përmirësua kushtet e të bërit biznes, ka pasur rritje ekonomike”, ka thënë ai.

Sa i përket bashkimit të Doganës me ATK ka thënë se nuk është bërë se partneri i koalicionit nuk e ka lejuar këtë duke përmendur PDK-në.

“Partneri i koalicionit qeverisës nuk e ka lejuar këtë. Krejt reformat qe kanë ndodhë kanë nxit reagime të partneri jonë”, ka thënë Hoti.

Sipas Hotit Pakoja Fiskale II është gati dhe prodhuesit vendës do t’i bëjë konkurrues në treg.

Por edhe për mosmiratimin e kësaj pakos e akuzoi PDK-në.

“Është për keqardhje qe nuk është aprovuar deri tash për shkak të partnerit të koalicionit qeverisës.

Ai ka folur edhe për programin në bujqësi.

Për shpenzimet publike ka thënë se është ministri i parë që ka raportuar çdo muaj për të hyrat dhe shpenzimet.

“Kemi problem me Ndërmarrjet Publike nuk guxojmë t’i kthejmë në varësi të buxhetit të shteti. Duhet ti depolitizojmë këto ndërmarrje. I dini edhe ndërhyrjet jo kushtetuese të presidentit në këtë që shpresoj se nuk do të përsëriten më”, ka thënë Hoti.

Sa i përket infrastrukturës ka thënë se kanë filluar projekte të mëdha.

“Jemi zotuar se do të përmbyllim projektin e Kosovës C dhe të filloi ndërtimi i kapaciteteve të reja. Na duhet shpejtë të unifikojmë shpejtë tregun e energjisë me Shqipërinë”, ka thënë Hoti.

Hoti: Për temat nacionale duhet konsensus politik

Hoti ka folur edhe për liberalizimin e vizave, demarkacioni dhe dialogu me Serbinë.

“Te demarkacioni zotohemi se do të jemi të kujdesshëm. Nuk ka asnjë diskutim që do të mbrohet çdo pjesë e tokës, është temë e vështirë lidhet me viza por ju garantoj që në javët e para muajt e para do të ofrojmë një platformë. Kuvendi do të diskutojë me të gjitha partitë opozitare me do t’i involvojmë të gjithë. Unë besoj se duhet të krijohet konsensusi i nevojshëm politik se si të lëvizim përpara duhet me lëviz shpejt. Zotohemi se kemi me i involvua të gjithë në zgjidhjen e kësaj çështje”, ka thënë ai.

Sipas dialogu me Serbinë duhet të udhëhiqet nga kryeministri i vendit.

Të ngjashme