Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”, Marjan Dema.
Gjatë takimit miqësor rektori Dema e uroi Zëvendëskryeministrin e parë z.Hoti, me rastin e marrjes së detyrës së re dhe shkurtimisht e njoftoi me planet dhe të arriturat e UP –së.
Ndërsa Zëvendëskryeministri i parë z.Hoti ka vlerësuar lart përkushtimin e menaxhmentit të UP-së për rezultatet e arritura në këtë institucion të lartë publik, dhe e siguroi rektorin Dema se Qeveria e Kosovës do të përkushtohet në zhvillimin e arsimit në vend, veçmas atë të lartë, si dhe do t`i përkrah ata në reformat e domosdoshme por duke pasur gjithmonë parasysh respektimin e autonomisë së institucionit, te garantuar me kushtetutë dhe ligjet në fuqi.