Hoti reagon pas shtrenjtimit të rrymës: Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti

Prishtinë | 30 Mar 2023 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas shtrenjtimit të rrymës për 15 përqind.

Duke përmendur edhe rritjen e tatimit në pronë, Hoti ka ironizuar duke thënë se me rëndësi është që Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, po i tepron buxheti.

“Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale”, ka shkruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka vendosur në mbledhjen e sotme që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 për qind.

Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

Të ngjashme