Hoti: Reformat e nisura do t’i finalizoj në mandatin e ardhshëm

Ferizaj | 22 Maj 2017 | 10:16 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avdullah Hoti, kandidat i koalicionit LDK-AKR për kryeministër, ka siguruar bizneset e Kosovës se nëse merr besimin do t’i çojë përpara reformat fiskale që i ka nisur si ministër i Financave.

Ministri në detyrë, Hoti, vizitoi sot fabrikën “Euro Metal”, në Babush të Ferizajt, ku prezantoi Pakon Fiskale II, raporton Ekonomia Online.

Hoti premtoi heqjen e burokracive me të cilat janë përballur bizneset gjatë punës së tyre.

“Heqja e të gjitha monopoleve dhe heqja e të gjitha ngarkesave që ekzistojnë për prodhimin vendor do të jenë prioritet në Qeverinë e ardhshme”, tha ai.

Hoti tha se kjo vizitë është në vazhdën e vizitave që iu ka bërë bizneseve vendëse, duke mohuar mundësinë që kjo të jetë bërë për fushatë.

Ndërsa u shpreh i kënaqur me atë se çfarë pa në këtë fabrikë.

“Ky është një biznes model se si punohet për nga standardet e cilësisë, por edhe nga korrektësia që ka ndaj ligjit dhe ndaj kryerjes së obligimeve. Kjo vizitë siq e keni pa  është normale prej vizitave që unë vazhdimisht gjatë mandatit tim si ministër  I financave nëpër biznese. Është kënaqësi t’i shohim rezultatet e reformave që kemi bërë gjatë qeverisjes së kaluar “

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, tha se ndjehet i nderuar që kandidati për kryeministër ka zgjedhur bizneset e Ferizajt për t’i vizituar.

Ai ka lavdëruar Hotin për punën që ka bërë gjatë mandatit të tij si ministër, duke  shprehur bindjen se do të triumfojë në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Unë si kryetar komune dhe pronari i Eurometalit njëri nga afaristët e suksesshëm të komunës së Ferizajit. Jemi jashtëzakonisht të nderuar që kemi për vizitë kandidatin për kryeministër dhe ministrinë  ardhshëm  Avdullah Hotin. Kemi për vizitë njeriun i cili simbolizon dije të veçanta në sferën edhe të menaxhimit të financave publike . Njeri i cili rrezaton përkushtim për shtetin i cili ka premtuar dhe do të realizojë të gjitha synimet edhe të Lidhjes Demokratike edhe të koalicionit qeverisës për të pasur një qeverisje me duar të pastra, një qeverisje pa korrupsion dhe pa krim të organizuar “,tha ai.

Pronari i kompanisë së konstruksioneve metalike “Euro Metal”, Njazi Musliu, tha se me reformat që ka bërë Qeveria nën udhëheqjen e Isa Mustafës, ua kanë lehtësuar zhvillimin e biznesit të tyre.

“Reformat që i ka ndërmarr ministri I Financave Avdullah Hoti kanë qenë shumë pozitive, ato kanë bërë një hap pozitiv në lehtësimin e zhvillimit të bizneseve . Nuk është vizita e parë e Hotit që bën këtu, prej qeverisjes së kryeministrit Isa Mustafa kemi pasur vizita të ndryshme dhe përkrahje shumë pozitive nga qeveria”, përfundoi ai.

Të ngjashme