Hoti thumbon Kurtin që vizitoi varrin e Konicës, eshtrat e të cilit janë kthyer në Shqipëri para 27 vjetëve

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 23:05 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një postim me të cilin thumboi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kurti bëri një vizitë në varrin e Faik Konicës në Boston të SHBA-së, por në fakt eshtrat e Konicës ka 27 vjet që janë kthyer në Shqipëri. 

Eshtrat e Konicës janë kthyer në Shqipëri në vitin 1995.

Hoti ka postuar një foto të ish-presidentit Ibrahim Rugova i cili së bashku me Bujar Bukoshin kishin qenë prezent në ceremoninë e kthimit të eshtrave të ish-publicistit të njohur shqiptar. 

“Presidenti Rugova dhe Kryeministri Bukoshi në ceremoninë e kthimit të eshtrave të Faik Konicës në Shqipëri”, shkruan Hoti në postimin e tij. 

Kurti vizitoi në Boston vendin ku ishte varrosur Faik Konica dhe varrin e Fan Nolit. Aty ai ishte së bashku me disa veprimtarë të lëvizjes shqiptare “Vatra” 

Të ngjashme