Hoti udhëton në Bruksel

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 15:27 | Nga

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër, njëherësh ministri i Financave në detyrë, Avdullah Hoti ka udhëtuar të hënën për në Bruksel ku do të takohen me Presidentin e Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul dhe me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.

Temë e bisedave me kryetarin Daull do të jetë procesi i integrimit të Kosovës në familjen evropiane, shpejtimi i liberalizimit të vizave dhe nxitja e përkrahjes së Parlamentit Evropian për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës.

Kandidati për kryeministër do të kërkojë përkrahjen e PPE-së dhe partive simotra për të jetësuar programin qeverisës të Hotit për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në BE.

PPE është grupi më i madh në Parlamentin e Bashkimit Evropian që ka dhënë përkrahje të fuqishme për Kosovën.

Gjatë qëndrimit në Bruksel Hoti do të ketë takime edhe në Komisionin  Evropian, ku do të raportojë në cilësinë e Koordinatorit nacional për reforma në ekonomi. Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe ministrat e financave nga vendet e rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme