Hovenier: SHBA-ja e përkushtuar të qëndrojë me të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës të luftës

Prishtinë | 16 Tet 2024 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në 25-vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT), u shpreh për përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës.

Tutje ambasadori Hovenier theksoi se SHBA mbështet inciativat që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të viktimave.

”Sot shënuam 25 vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT). SHBA-ja është e përkushtuar të qëndrojë me të mbijetuarat e dhunës seksuale të kohës së luftës dhe të mbështesë iniciativat që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre”. u shpreh Hovenier ne platformën ”X”.

Të ngjashme