Hovenier thotë se ShBA-ja nuk e mbështet Shqipërinë e Madhe as Serbinë e Madhe

Prishtinë | 16 Gus 2023 | 14:06 | Nga Gzim Mujaj

Ambasadori i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier tha se nuk e mbështesin as Shqipërinë e Madhe dhe as Serbinë e Madhe, raporton Ekonomia Online, duke shtuar se e përkrahin integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti në Ballkanin Perëndimor.

Këtë komente ai i bëri kur u pyet për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e veriut., gjatë një takim me gazetarë.

 “Nuk e di sa është e vendit që unë të flas për specifikat e vizitës por e kam parë se në opinionin publik ka pasur shprehje të shqetësimeve për këtë idenë e një Shqipërie të madhe, duke qenë diçka që është diskutuar në kontekstin e vizitës, kështuqë mendoj se është një mundësi e mirë për mua që të ritheksoj pozicionimin e ShBA-së në këtë pyetje. Është shumë e rëndësishme që të lexoj para juve udhëzimin tim, ShBA-ja nuk e mbështet një Shqipëri të madhe, ShBA-ja nuk e mbështet një Serbi të madhe gjithashtu”.

“ShBA-ja nuk e mbështet rivendosjen e kufijve në regjionin e Ballkanit, çdo tentim për të bërë një gjë të tillë do ishte joproduktiv dhe destabilizues. ShBA-ja e mbështet fuqishëm aspiratat e BE-së dhe integritetin territorial të të gjitha shteteve në Ballkanin Perëndimor dhe e mikpret afirmimin e BE-së. Besojmë se ky është qëllim që e ndan çdo shtet në rajon”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme