Lëndohet Isco, pritet të mungojë në “Euro 2024” me Spanjën

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Real Betis, Isco është lënduar në ndeshjen ndaj Las Palmas, që u zhvillua të enjten.

Pas kalimit të testeve mjekësore të premten, më 17 maj, Isco është parë me paterica, pasi vazhdon të ketë vështirësi të ecë me këmbën e majtë.

Siç shkruan Relovo, përcjell Klankosova.tv, Iscos iu aplikuar akull në zonën e dëmtuar në përpjekje për të reduktuar inflamacionin që përfundoi në një frakturë dhe që mund të çojë në operacion.

Me këtë lëndim Isco i thotë lamtumirë pjesës së mbetur të sezonit dhe është në dyshim edhe për Eurokupën. Shkalla e dëmtimit do të tregojë nëse Isco do të mund të rikuperohet apo jo për të luajtur në qershor me Spanjën në Euro 2024.

Të ngjashme