Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se rasti i vdekjes së Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, është duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit.
Ajo tha se autopsia ka përfunduar dhe se shumë shpejt do të dilet me raport zyrtar, nga i cili do të mësohet për shkaqet që dërguan në vdekjen e tij, raporton Ekonomia Online.
“Rasti Makolli, prokuroria është duke u zhvilluar hetimet. Hetimet janë duke vazhduar dhe besoj që më kohë do të informoheni për gjendjen. Autopsia është përfunduar dje dhe raportet shumë shpejt do të dalin ”, ka thënë ajo.
Hoxha ka thënë se është synim i tyre që të përmirësojnë kushtet në burgje dhe të respektojnë të drejtat e njeriut.