Hoxha e Papadopoulou diskutojnë për luftën kundër korrupsionit

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 12:01 | Nga

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, priti në takim njoftues shefen e re të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.

Ministrja Hoxha uroi Papadopouloun për detyrën e re, duke shfaqur përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Misionit të EULEX-it.

Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, qëndrimet e Misionit të EULEX-it për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës, dhe shfaqi mirënjohje për punën e bërë në sektorin e drejtësisë, në luftë ndaj dukurive negative dhe korrupsionit.

Ajo vlerësoi lartë punën e bërë nga Ministria e Drejtësisë në mënyrë efektive, të paanshme, dhe korrekte në mbrojtje dhe respektim të pavarësisë së gjyqësorit.

Ministrja Hoxha, kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore, përmirësimin e fushës së sundimit të rendit dhe ligjit, po ashtu edhe në luftën kundër korrupsionit.

Të dyja palët vlerësuan se bashkëpunimi në sferën e infrastrukturës ligjore, në ngritjen e kapaciteteve, si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi i brendshëm, janë tejet të rëndësishme si në efikasitetin e punëve ashtu edhe në ngritjen e besimit të qytetarëve për sistemin e drejtësisë.

Të ngjashme