Hoxha e Strasevski diskutojnë për bashkëpunim policor kufitar

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 13:51 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, priti në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strasevski, me të cilin diskutuan për çështjen e sigurisë në përgjithësi dhe për çështjen e migrimit në të dyja vendet respektive, duke pasur si fokus kryesor trajtimin e migrimit të paligjshëm.

Zëvendësministri Hoxha dhe ambasadori Strasevski vlerësuan se mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie të mira ndërshtetërore dhe po ashtu konstatuan  bashkëpunimin shumë të mirë edhe në kontekst të bashkëpunimit policor kufitar.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet të vazhdohet edhe më tutje komunikimi i ndërsjellë në të gjitha fushat me rëndësi për të dyja vendet dhe se koordinimi i mirë në mes të mekanizmave të sigurisë, është në interes të të dyja vendeve dhe tërë rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme