Hoxha fton të rinjtë të aplikojnë për bursa post-diplomike në vendet e BE-së

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka ftuar të rinjtë dhe të rejat të aplikojnë për bursat njëvjeçare studimore, si një mundësi e mirë për të thelluar dijet, në vendet e BE-së.

“Programi i Zyrës së BE-së bashkë me MIE, implemetohet nga British Council, për të 12 herë, Skema Young Cell, vije si përkrahje për ekspertë të ardhshëm për të cilët ka nevojë vendi ynë”, ka shkruar ministrja Hoxha.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Ftoj dhe inkurajoj të rinjtë dhe të rejat, të aplikojnë për 40 bursa studimore master, si një mundësi e mirë për të thelluar dijet, në vendet e BE-së.

Programi i Zyrës së BE-së bashkë me MIE, implemetohet nga British Council, për të 12 herë, Skema Young Cell, vije si përkrahje për ekspertë të ardhshëm për të cilët ka nevojë vendi ynë??.

Të rinjtë tanë, kanë dëshmuar shkathtësi krahas bashkëmoshatarëve të vet në BE, në gjeneratat e shkuara. Besojmë, të aplikojnë dhe zgjidhen më të mirët për ta përfaqësuar sa më denjësisht brezin tonë të ri, eurointegrues.

Për më shumë info, vizito ueb faqen: http://www.mei-ks.net/sq/lajmet/ycs-raundi-xii-konkursi-prfundimtar-dhe-hapja-e-aplikimit-12-nntor-2018”

Të ngjashme