Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka mbajtur sot një ligjëratë me studentët e “Kosovo International Summer Academy”.
Kjo Akademi verore, ka 64 pjesëmarrës nga 31 shtete nga të gjitha kontinentet.
Hoxha, në ligjëratën e saj, ka diskutuar për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, vlerën e shtetit dhe shtetësisë dhe përkushtimin e pandalshëm për procesin integrues euro-atlantik.“Rinia jonë, padrejtësisht është e privuar nga lëvizja e lirë, nga ngritja e kapaciteteve të tyre për të qenë të barabartë me moshatarët e tyre, vlerat evropiane dhe ballafaqimin me sfidat që ofron globalizmi, ka theksuar Hoxha.
Postimi i plotë i saj, në rrjetin social:
“Pjesa më e mirë e punës sime, janë ditët si kjo sot, kur filloj ditën me studentë nga anembanë bota. Në ligjëratën me studentët e “Kosovo International Summer Academy”, 64 pjesëmarrës nga 31 shtete nga të gjitha kontinentet, theksova vlerën e shtetit dhe shtetësisë tonë dhe përkushtimin e pandalshëm për procesin integrues euro-atlantik.
Rinia jonë, padrejtësisht është e privuar nga lëvizja e lirë, nga ngritja e kapaciteteve të tyre për të qenë të barabartë me moshatarët e tyre, vlerat evropiane dhe ballafaqimin me sfidat që ofron globalizmi. Ne jemi gati për marrjen e përgjegjësive, duke qenë pjesë e pandashme e vlerave evropiane.
Po ashtu, u përgjigja në pyetjet e studentëve rreth dialogut, përcaktimit tonë nacional, Të bashkuar në diversitet.”