Ministrja e Integrimit Evropian, priti në takim, komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral majorin Lorenzo D’Addario, dhe me këtë rast, diskutoi për sigurinë që ofron kjo forcë e paqes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Procesi integrues euro-atlantik është garanca e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm të rajonit, ka cekur Ministrja Hoxha.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Siguria dhe sfidat e sigurisë në rajonin tonë, ishin ndër çështjet që diskutova me Komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Lorenzo D’Addario, si dhe për sigurinë që ofron kjo forcë e paqes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ne jemi mirënjohës që KFOR-i ka ofruar siguri dhe paqe për vendin tonë, po ashtu, kam theksuar në takim se procesi integrues euro-atlantik është garanca e vetme për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm të rajonit. Procesi integrues euro-atlantik, është konsensusi ynë nacional dhe partiak, pa dallim!”