Hoxha në Bruksel për Komisionin LIBE, takon Raportuesen Fajon, kërkon vendimmarrje më të shpejtë

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 15:34 | Nga

Ministrja Hoxha po qëndron në Bruksel, sot kur po mbahet takimi i Komisioni LIBE ku do të diskutohet dhe nesër do të votohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministrja Hoxha takoi eurodeputeten nga Sllovenia, Tanja Fajon, Anëtare e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Në takim, Ministrja Hoxha ka vënë në dukje plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizim nga udhërrëfyesi si dhe pritjet për vendimet pozitive për liberalizimin e vizave, sidomos pritjet që komisioni LIBE të votojë nesër pro liberalizimit.

Ministrja Hoxha ka vënë në dukje kontributin e jashtëzakonshëm të mikes së Kosovës, Znj. Fajon, duke theksuar se Kosova me përkrahjen e saj, do të zgjeroj hapësirat e reja bashkëpunimi dhe avancimi të gjendjes dhe procesit integrues, ku si hap vendimtar dhe domethënës është liberalizimi i vizave.

“Znj. Fajon, ishte me vite një përcjellëse besnike e të arriturave dhe interesave të Kosovës, edhe tash, mirëpresim kontributin e saj si Raportuese në Parlamentin Evropian, duke rikonfirmuar të arriturat tona për liberalizimin e vizave, procesin integrues dhe lobimin për njohjen e shtetit dhe shtetësisë tonë në organizatat ndërkombëtare”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se Kosova dhe qytetarët e saj janë gati për liberalizim.

Eurodeputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, theksoi se është e lumtur që po rikonfirmohen të arriturat e Kosovës, se qytetarët e Kosovës do ta gëzojnë lëvizjen e lirë ashtu si krejt qytetarët tjerë të Evropës.

Ajo ka theksuar se puna më e madhe mbetet për t’u bërë, që procesi integrues të vijojë me hapa edhe më të shpejtë, duke zbatuar reformat në drejtësi, në ekonomi dhe reformat tjera si dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Ministrja Hoxha theksoi se përkrahja e Znj. Fajon është tejet e rëndësishme edhe për proceset tjera që presin vendin, duke qenë liberalizimi si hap i fuqishëm edhe për proceset tjera integruese euro-atlantike.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme, Ministrja Hoxha, takoi ndaras eurodeputetet Marie Christine Vergat, Angelika Mlinar dhe eurodeputetin Asim Ademov, të gjithë anëtarë të Komisionit LIBE me të cilët u rikonfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Me respekt,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme