Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, thotë se është e zhgënjyer me rolin e OJQ-ve në Kosovë, të cilat, sipas saj, janë bërë instrument i politikës ditore.
“OJQ-të, jo një herë, janë bërë instrument i politike ditore, madje duke politizuar ndonjë rast siç ishte rasti i Astrit Deharit”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë të ketë pritur nga OJQ-të që të reagojnë kundër presionit mbi organet e drejtësisë, të cilën ato nuk e kanë bërë.
“Zbardhjen e rastit e kanë për obligim ta kryejnë institucionet përgjegjëse, prandaj kam pritur që OJQ-të të reagojnë kundër presionit që i bëhet organeve të drejtësisë rreth çështjes. Rolin e organeve të hetuesisë, prokurorit as të gjykatësit nuk mund ta zëvendësojë askush”, ka shtuar ajo në një intervistë për lajmi.net.
Rasti Dehari, ka thënë ajo, është ende në proces dhe presin që të përfundojë pas realizimit të kërkesës së familjes për hetimin e pavarur.