Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se ata do të vazhdojnë të jenë afër qytetarëve të Mitrovicës veriore për ta zhvilluar këtë qytet dhe përmirësuar jetën e qytetarëve.
Ajo ka treguar se bashkë me kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj kanë vizituar shtëpinë artistit dhe atdhetarit Ali Kadriu.
“Në shtëpinë e artistit dhe atdhetarit Ali Kadriu në Veriun e Mitrovicës, bashkë me kandidatin për kryeministër z. Enver Hoxhaj dhe kolegë të tjerë kandidatë për deputet, nisëm fushatën zyrtare. Këta njerëz vazhdojnë të jenë sinonim i qëndresës edhe sot në liri. PDK do të vazhdojë të jetë krah tyre për ta ndihmuar zhvillimin dhe përmirësimin e jetës në veriun e Mitrovicës”, ka shkruar ajo në Facebook.