Hoxha: Posta në Gjilan shembull për ofrimin e shërbimeve të mira

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 16:04 | Nga

Drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha ka vlerësuar punën e Postës në regjionin e Gjilanit, duke thënë se është shembull për ofrimin e shërbimeve të mira.

Përmes një postimin në Facebook, ai ka thënë se në regjionin e Gjilanit Posta ka shënuar rritje të të hyrave në tremujorin e parë të këtij viti.

“Sot së bashku me bashkëpunëtoret e mi vizitova regjionin e Gjilanit, ku u prita në takim nga menaxheri regjional, Artan Qerimi dhe stafi i Postës ne këtë regjion. Nga menaxheri u informova për sukseset që ka shënuar ky regjion në rritjen e të hyrave në tremujorin e parë të vitit 2017”, ka shkruar Hoxha.

“Regjioni i Gjilanit është shembull në ofrimin e shërbimeve të mira për konsumatorët në të gjitha sportelet e këtij regjioni, gjithashtu cilësia e shpërndarjes së dërgesave postare në këtë regjion është mbi 98%. Falënderoj përzemërsisht të gjithë punonjësit e këtij regjioni për punën dhe përkushtimin e tyre që janë duke e treguar”, ka shtuar ai.

“Sfidë e këtij regjioni ishte mungesa e punonjësve të sportelit dhe postierëve në Gjilan dhe Kamenicë, do të punojmë me shumë përkushtim në plotësimin e këtyre kërkesave”, ka thënë Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme