Hoxha: Suksesi i të rinjve në sport, e bën krenare Kosovën

Mitrovicë | 09 Shk 2018 | 14:56 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka vizituar basketbollistët e rinj të klubit “Trepça” në Mitrovicë, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.

Në palestrën e sporteve “Minatori” në qytetin nga vjen edhe vetë, ministrja Hoxha tha se të rinjve në sport iu duhet përkrahje.

“Sot kemi vizituar klubin Trepça U-10 dhe është  ndjenjë e veçantë që po takohemi me djem dhe vajza që kanë moshën si Kosova. Kemi ardhë të shohim si i kemi të rinjtë që po na bëjnë krenarë. Sot kanë filluar Lojërat Olimpike, ku edhe e kemi përfaqësuesin tonë… Ne duhet t’i përkrahim të rinjtë në sport që të na bëjnë krenarë”, tha Hoxha.

Naim Hajrizi, drejtor i klubit Trepça, tha se përkrahje e tillë nga ministrja e Integrimit Evropian e dërgon sportin përpara.

“Falënderojmë ministren që zgjodhi klubin tonë për me promovu 10-vjetorin e pavarësisë,  klubi jonë është i suksesshëm dhe kjo gjeneratë është kampione në  sesionin vjeshtor, me kësi përkrahje sporti shkon përpara”, deklaroi Hajrizi.

Image may contain: one or more people, people playing sports, basketball court and stadium

Image may contain: one or more people, people playing sports, basketball court and shoes

Image may contain: one or more people, people playing sports and basketball court

Image may contain: one or more people, people playing sports and basketball court

Image may contain: 14 people, people smiling, people standing and basketball court

Image may contain: 2 people, people smiling

Të ngjashme