Hoxha takoi futbollistet e Mitrovicës, në përkrahje të futbollit të vajzave

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar kampionet e Kosovës në futboll, klubin e Mitrovicës duke i përgëzuar për suksese, dhe bëri ftesë që të mbushen stadiumet me spektatorë edhe për futbollistet.

“Ashtu si djemtë, edhe futbollistet tona në Evropë, po bëjnë namin. Kosovare Asllani, ishte fituese e medaljes së bronzit me Suedinë, në kampionatin botëror, duke qenë një nga yjet e kampionatit”, ka shkruar Ministrja Hoxha në rrjetin social.

Postimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Futbollistet e Mitrovicës janë kampione të Kosovës, ishte një kënaqësi t’i takoja dhe të them se jemi të gjithë krenar me sportistet tona edhe në lojërat ekipore. Vajzat në sportet ekipore, mund të sjellin medalje sikur në sportet individuale si Majlinda, Nora, Distria apo Loredana, janë nivel evropian në shumë prej sporteve.

Futbollistet e Mitrovicës, janë plot energji. Ashtu siç dimë të mbushim stadiumet për kampionët tonë me kombëtaren në futboll, duhet të mbushim edhe stadiumet kur luajnë futbollistet, sepse, janë kampione të dëshmuara!

Ashtu si djemtë, edhe futbollistet tona në Evropë, po bëjnë namin. Kosovare Asllani, ishte fituese e medaljes së bronzit me Suedinë, në kampionatin botëror, duke qenë një nga yjet e kampionatit.

Suksese vajza!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme