Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka mbërritur sot në Hagë, në prag të zhvillimeve të rëndësishme në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hoxhaj ka publikuar në Facebook një fotografi nga aeroporti në Hagë, ku shihet së bashku me deputetin Mërgim Lushtaku dhe Nait Hasanin, të cilët kanë udhëtuar drejt Holandës në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.
“Ne, sapo arritëm në Hagë! Me besim në drejtësi dhe në kthimin e çlirimtarëve tanë në Kosovë!”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj ka qenë vazhdimisht kritik ndaj procesit gjyqësor në Hagë dhe ka kërkuar lirimin e plotë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.