Hoxhaj: Dialogu – shpresë e zhdukur shkaku i gabimeve të BE-së dhe Kosovës viteve të fundit

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se sot në BE Këshilli për Punë të Jashtme në Bruksel ku, sipas tij, ndër çështjet tjera, so të thuhet se “nuk ka përparim” në dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj tha se një dekadë më parë filloi me shpresa dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa sot, sipas tij, çdo shpresë e vetme është zhdukur.

Kjo, sipas Hoxhajt, ka ndodhur për shkak të gabimeve të shumta të BE-së dhe Kosovës vitet e fundit, ndërsa, Hoxhaj thotë se Serbia ka qenë historikisht kundër dialogut!

“Serbia në këto 20 vjet ka marrë pjesë në çdo negociatë dhe dialog jo për arritur, por për të mos arritur kurrfarë marrëveshje! Çdo kohë e humbur, është kohë e humbur për Kosovën!”, ka shkruar Hoxhaj ndër tjerash.

Kujtojmë se sot ministrat e Jashtëm të BE-së do të kenë si pikë të parë angazhimin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor në takimin e sotëm që mbahet në Bruksel.

Ministrat do të diskutojnë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa dokumenti për diskutim është përgatitur nga Shërbimi i Politikës së Jashtme të BE-së (EEAS).

Ky është statusi i plotë i tij:

Sot takohen në BE Këshilli për Punë të Jashtme në Bruksel ku ndër çështjet tjera do të gjejnë kohë për të konkluduar se “nuk ka përparim” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kjo marrëdhënie “është çështje komplekse”. Një dekadë më parë filloi me shpresa, sot çdo shpresë e vetme është zhdukur.

Kjo ka ndodhur për shkak të gabimeve të shumta të BE-së dhe Kosovës vitet e fundit, ndërsa Serbia ka qenë historikisht kundër dialogut! Serbia në këto 20 vjet ka marrë pjesë në çdo negociatë dhe dialog jo për arritur, por për të mos arritur kurrfarë marrëveshje! Çdo kohë e humbur, është kohë e humbur për Kosovën!

Të ngjashme