Hoxhaj e Papadopoulou dakordohen për vazhdimin e bashkëpunimit

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 16:29 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në një takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulo duke e uruar në detyrën e re.

Duke i shprehur mirëseardhje, ministri Hoxhaj, në emër të institucioneve të vendit ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim me misionin e EULEX-it për një shtet të drejtë dhe ligjor që avancon çdo ditë në rrugën drejt BE-së.

Po ashtu, ministri Hoxhaj e ka falënderuar Papadopoulou për kontributin e deritashëm që ky mision ka dhënë në Kosovë dhe ka theksuar se “institucionet e Kosovës, duke koordinuar aktivitetet janë të gatshme për të vazhduar bashkëpunimin me misionin e EULEX-it me qëllim të forcimit të rendit dhe ligjit”.

Për thellim të bashkëpunimit është shprehur edhe shefja e EULEX-it, Papadopoulou derisa ka premtuar se misioni të cilin ajo e udhëheq do të vazhdojë t’i përkrahë institucionet e Kosovës aty ku ka nevojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme