Kosova shumë shpejt do të bëhet edhe me tri ambasada të reja, por që për herë të parë edhe në kontinentin e Afrikës, saktësisht në Senegal, një shtet shumë i fuqishëm i cili e ka njohur shumë herët Kosovën, transmeton Koha.net.
Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në facebook ka bërë të dikur se Tajlanda, e cila konsiderohet si Italia e Azisë për nga fuqia dhe madhësia, do të jetë vendi i dytë që Kosova hap ambasadën ku në fokus ka të mbuloj disa shtete fqinje që ende nuk e kanë njohur Kosovën sikurse Malajzia.
Po ashtu, Kosova do të bëhet edhe me ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend shumë me ndikim në Lindjen e Mesme dhe përkrahës i parezervë i Kosovës.