Hoxhaj: Nëse nuk arrihet marrëveshje me Serbinë, Kosova mund të mbetet status-quo

Prishtinë | 28 Kor 2019 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pa arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, Kosova mund të mbetet në status-quo.


Hoxhaj ka thënë se dialogu me Serbinë është tema më jo popullore për kosovarët, por ajo sipas tij është më strategjike për Kosovën.

Sipas tij Kosova mund të mbetet gjatë në status-quo në nuk arrihet një marrëveshje me Serbinë.

Postimi i plotë i tij:

Dialogu është tema më jo popullore për qytetarët por më strategjike për Kosovën. Përmbyllja e tij i shërben para se gjithash interesave të Kosovës. Kjo ishte arsyeja që në vitin 2014 krijuam një koalicion të madhë për t’i mbyllur temat e mëdha të shtetndërtimit. Njëjtë vepruam edhe në vitin 2017 me figura të fuqishme politike për ta pëmbyllur po ashtu dialogun, por zhvillimet treguan që vetëm një qeveri me një PDK të fuqishme dhe prijëse mund ta bëjë një gjë të tillë. Në të kundërtën, Kosova mund të mbetet gjatë në status quo nëse në vitin kalendarik 2019-2020 nuk ka marrëveshje../gazetametro.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme